Rama prezanton skuadrën e Lezhës: Do ndërtojmë portin, gati kantieri i rrugës Shëngjin-Velipojë

schedule14:45 - 15 Mars, 2021

schedule 14:45 - 15 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Lezhë skuadrën e 25 Prillit të kandidatëve për deputetë në këtë qark. Rama u ndal tek investimet dhe plani i qeverisë për mandatin e ardhshëm duke përsëritur rritjen e pagës minimale deri në 40 mijë lekë të reja si dhe investimet në sektorin e turizmit.

“Kemi një skuadër të re me ambicie bazuar tek aktiviteti i tyre i mërpashëm. Lezhës i kemi dërguar një prej njerëzve më të spikatur dhe figurave më kuptimplota të PS, Linditën, e cila si mirditore dhe si grua në çdo detyrë ka spikatur për integritet, për aftësinë e komunikimit me të gjithë. Gjithë-përfshirje dhe vendosmëri. Është këtu jo thjesht si vazhdim I mandatit të mëparshëm por edhe si afirmim i vullnetit për të çuar më tutje Lezhën që ka ende potenciale të mëdha pa shfrytëzuar. Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë, për gratë dhe vajzat që tek PS kanë gjetur gjithmonë pasqyrën e përpjekjes për të ecur drejt një barazie gjinore në formë dhe përmbajtje.

 Është një moment i rëndësishëm për sipërmarrësit e vegjël. Është një moment i rëndësishëm edhe për ata që kanë një pagë deri në 40 mijë lekë të cilëve nga Janari 2022, do i heqim tatimin mbi fitimin. Është moment i rëndësishëm për ata që kanë një pagë deri në 2.5 mln lekë në muaj, duke filluar nga ata që kanë një pagë 1.2 mln lekë në muaj, që do ia ulim taksimin. Në të gjithë këto masa është domethënëse edhe për faktin që nuk do të rrisim asnjë qindarkë pagave të ministrave deri në vitin 2025. Kemi nisur një proces për atë segment të korridorit blu që quhet edhe në BE. Kur ne e futëm këtë koncept u përqeshëm. Dhe segmenti Milot-Fier është një prioritet i yni.

Ashtu siç është realitet dhe çështje ditës kantieri i rrugës së premtuar Shëngjin-Velipojë. Pas lidhjes së kontratës me kompaninë fituese, është gati. Jemi në proces për parkun e madh industrial që do të sjellë shumë mundësi të reja punësimi dhe për të cilin ka një interes nga kompanitë e huaja ashtu sikundër edhe parku tjetër i prodhimit të energjisë së erës është në një proces pasi është marrë shprehje interesi nga një kompani e madhe dhe janë duke u finalizuar elementët që do të çojnë në kontratë dhe nisje të investimit. Projekti tjetër është porti i ri turistik i Lezhës që do të pasojë, atë të Sarandës, Vlorës, Durrësit. Porti i Lezhës është i katërti i këtij zinxhiri dhe mbyll këtë zinxhir”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!