Rama prezanton planin me 3 pika të qeverisë për mbrojtjen nga kriza energjitike

schedule16:46 - 9 Tetor, 2021

schedule 16:46 - 9 Tetor, 2021

Pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e masave për menaxhimin e kësaj krize, duke theksuar se nuk do të ketë as ndërprerje dhe as rritje të çmimit të energjisë.

Më tej Rama ka thënë se qeveria ka hartuar një plan me tre pika ku garantohet furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike, mos rritja e çmimit për familjet dhe biznesin e vogël si dhe një fond likuid për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjitike ka tre pika:
1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara
2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara
3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike
– vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.”
tha Rama.

Sipas Ramës kjo paketë është në kuadër të mbrojtjes së qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efektet e rënda që do të kishte një rritje e pakontrollueshme e çmimeve në ekonominë e tyre.

Një ditë më parë Rama tha se kjo krizë është e diktuar nga klima e që ka prekur të gjithë Europën. Ndërkohë ai ka shtuar se kriza do të ketë kulmin e saj në mesin e vitit të ardhshëm./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!