Rama poston foton e Bashës: Të rrezikosh jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni

schedule12:12 - 30 Maj, 2020

schedule 12:12 - 30 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Twitter një foto nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me qytetarë dhe përfaqësues biznesesh në Durrës.

Në foto duket një numër i madh qytetarësh pa distancë dhe masa mbrojtëse.

“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!”, shkruan Rama.

Bashë është gjobitur dy herë, si dhe i është hequr patenta për shkak të takimeve në Durrës dhe grumbullimit te protesta për Teatrin në kohë pandemie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!