Rama: Porti turistik dhe parku i energjisë së diellit, vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në Durrës

schedule15:54 - 26 Mars, 2021

schedule 15:54 - 26 Mars, 2021

Kryesocialisti Edi Rama këtë të premte në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë të qytetit të Durrësit ku ka bërë një përmbledhje në lidhje me projektet për të ardhmen.

Rama në fjalën e tij ka theksuar se porti turistik i Durrësit do të jetë një vlerë e shtuar për zhvillimin e qytetit bregdetar.

Ndër të tjera ai ka theksuar se tashmë Durrësi i së ardhmes ka shumë për të dhënë për turistët.

“Me portin turistik të Durrësit do të ndodhë një spostim, siç është ai i largimit të portit tregtar nga zemra e qytetit, siç po punojmë për shëtitoren e re që do të përshkojë plazhin e Durrësit, jam i bindur që krijojmë një platformë të re zhvillimi sa i përket turizmit.

LEXO EDHE: Rama: Nisja e vaksinimit masiv, dritë jeshile për turizmin, kufiri me Kosovën do të jetë i hapur

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se Durrësi ka qenë i penguar në zhvillimin e tij të turizmit dhe në tërheqjen e sa më shumë turistëve që janë turistë që shpenzojnë më shumë dhe për shkak të një nami që ka pasur për shkak të vatrës së plehrave të Porto Romanos. Janë bërë kronika dhe reportazhe të tmerrshme në disa media të mëdha evropiane që kanë dëmtuar dhe reputacionin dhe shanset që qyteti të ketë më shumë turistë. Kjo tashmë i takon së shkuarës dhe po i japim formë një parku të madh që do të jetë një atraksion i shtuar për qytetin i cili o të ofrojë mundësi për të gjithë moshat dhe veçanërisht për fëmijët dhe të rinj që janë dhe pjesa që kanë më shumë kërkesa për të lëvizur.

Përtej eko Parkut fakti që Durrësi do të bëhet një qytet me një park të prodhimit të energjisë së diellit me ndihmën e një kompanie franceze, Durrësi do të bëhet një qytet që do të ndërthuren sëbashku e shkuara, tashmja dhe e ardhmja dhe si rezultat i vendosjes në hartën e Mesdheut e një ndër porteve turistike më i madh i rajonit.

Ulja e TVSH me 6 % ka funksionuar për një aspekt por jo në aspektin e formalizimit por besoj se me procesin e fiskalizimit dhe ky aspekt do të ketë sukses”, ka thënë ndër të tjera Rama.e.su./abcnews.al