Rama porosit ministrat dhe deputetët: Refuzoni të debatoni me opozitën

schedule16:15 - 24 Shkurt, 2019

schedule 16:15 - 24 Shkurt, 2019

Nuk do të ketë më përballje në televizone midis mazhorancës dhe opozitës. Porosinë e ka shpërndarë vetë kryeministri Edi Rama sipas të cilit “Ata s’janë më pala tjetër e Parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit” ka thënë kryetari i qeverisë.
“Për sharjet e shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes se mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlere”, është porosia e kryeministrit për deputetët dhe ministrat e kabinetit të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!