Rama porosit Lindita Nikollën: Të ndryshojmë retorikën, njerëzit nuk i duan figurat si “të fortë”

schedule16:15 - 16 Prill, 2021

schedule 16:15 - 16 Prill, 2021

Nga Skrapari, ku u takua me mbështetës të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me deputeten e PS, Lindita Nikolla. Kjo e fundit tha se nga takimet që ka pasur, ka parë që gratë janë më mirëkuptuese për thirrjen e tij për bashkëpunim ndaj Lulzim Bashës, duke shtuar se tek burrat ka parë një lloj skepticizmi. Rama deklaroi se Ilir Meta ka hallin se i shpëton Luli nga zinxhirët, duke theksuar se duhet ndryshuar retorika në bisedat me qytetarët për të mos rënë pre e shtrembërimeve. Ai tha se PS ka shpresë të qytetarët që nuk i duan të fortët.

 Biseda e plotë

Edi Rama: Alo Lindita si je? Si duken punët atje

Lindita Nikolla: Mirë duken, njerëzit arrijnë ta dallojnë punën. Njerëzit arrijnë ta dallojnë punën, Edi Ramën njeriun e punës. Një fakt që më ka bërë shumë përshtypje. Gratë kanë mirëkuptuar thirrjen tuaj të fundit ndaj Lulzim Bashës. Burrat mendojnë se është loja e Edi Ramës. Dje isha në një familje, burri tha Edi Rama do karrigen e Lulzim Bashës, do me e rrejt. Gruaja u tha, mos o burrë ai do me bo Shqipërinë të jetueshme e më të mirë se ne

Edi Rama: Burrave u shkon mendja direkt te pazari. Gratë janë ato që e vuajnë më shumë sherrin se e kanë në shtëpi. Ti shkon çfarë ndodh me kalamajtë 7-8 vjeç dhe bëjnë sikur janë ata të ndar2ë

Lindita Nikolla: Gratë janë në lartësinë e duhur për t’i kuptuar gjërat sepse janë pasha e rëndësishme në familje

Edi Rama: Janë në lartësinë e duhur sepse e mbajnë peshën çdo ditë Po atë e pe atë lajmin për botoxin tim.?

Lindita Nikolla: Çudira, ça nuk po dëgjojmë. Do na bëjnë me 6 gishta

Edi Rama: Botox, botox si botoxet për sondazhet për Lulzim Bashën. Ilir Meta ka hallin se i shpëton Luli nga zinxhirët. PS do fitojë dhe nuk do jetë nevojtare për askënd për vota. Ambicia është ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit

Lindita Nikolla: Ne po vazhdojmë kontaktet deri më derë për të folur për punën. Se halle dhe probleme ka shumë

Edi Rama: Duhet të ndryshojmë edhe ne qasjen dhe retorikën. Sepse kemi rënë edhe ne pre e retorikës së tyre. Si duket Kurbini

Lindita Nikolla: Njerëzit shohin çdo ditë që ka ndryshim. Gjithë Kurbini, njerëzit po buzëqeshin nga vaksinat dhe rindërtimi. Sjellja e personazheve të LSI çdo ditë prodhojnë nga ngjarjet e tyre

Edi Rama: Duhet besuar fort te populli dhe tek ata që nuk e kanë pëlqyer kurrë qasjen si të fortë. Kemi Shpresën aty. Majlinda po bën më shumë se burrat bashkë. Mirdita në rregull besoj

Lindita Nikolla: Vazhdojmë kontaktet, duke shtrënguar duart. Sa më shumë duart shtrëngojmë aq më mirë ndihemi

Edi Rama: Ke ndonjë merak nga Skrapari?

Lindita Nikolla: Vetëm një dolli për PS me raki Skrapari  

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!