Rama: Populli kërkon burgosjen e Metës, por une nuk e bëj dot

schedule14:07 - 29 Shkurt, 2020

schedule 14:07 - 29 Shkurt, 2020

Kryeministri Rama është ndaluar në një pjesë të fjalimit të tij tek thirrja e Presidentit Meta për protestën e 2 marsit, e cila korrespondon me datën e Besëlidhjes së Lezhës.

Duke akuzuar Metën, Rama tha se qytetarët presin arrestimin e politikanëve të lartë, siç është për shembull, por se qeveria nuk bën arrestime, thjesht mundësonë ngritjen e një sistemi drejtësie funksional.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/524118755152593/

“Unë ekuptoj që populli vendosjen e drejtësisë e lidhin me ata të Besëlidhjes (Meta sh.r) dhe thonë se nëse nu lidhen ata nuk ka drejtësi. Por ne nuk bëjmë këtë, ne mundësojmjë ngritjen e një sistemi funksional. Kemi ngritur SPAK-un. KU ti cobnim tjetër këto pronat e OFL? Gjykatat kanë liruar 28 kriminelë. Nuk e luftonim dot krimin me këtë sistem gjyqësor”, tha Rama.

Duke vijuar me protestën, kryeministri tha se e di që njerëzit nuk presin Besëlidhjen e dytë të Lezhës me dy mars.

“Njerëzit po presin Besëlidhjen e Lezhës në datën 2 Mars. Mendoni se njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiq të Reformës në Drejtësi.

Nuk i shohin njerëzit fare këto. Njerëzit shohin nga ne. Ne duhet të shohim përtejë dhe duhet të shohim shumë përtej atyre që jemi mësuar të fitojmë. Nesër do kërkohet shumë më tepër.

Nuk duam të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve. Ne duhet të kuptojmë sot se ky boshi është armik i rreziksshëm”, u shpreh gjithashtu Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!