Kryeministri Edi Rama reagoi këtë të enjte për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Kryeministri u shpreh se për këtë ngjarje duhet të vendoset drejtësi, ndërsa shtoi se Policia e Shteti nuk mund të identifikohet me një ngjarje të tillë.
Rama më tej shtoi se Policia e Shtetit asnjëherë nuk është përdorur nga pushteti dhe se i ka shërbyer vetëm ligjit dhe popullit shqiptar.
“Protesta e armëve kimike ishte protesta më madhe e zhvilluar ndonjëherë. Në atë protestë fitoi populli dhe reflektoi qeveria. Deri më sot s’ka bërë vaki që qeverisja të degradojë në arrogancë. Policia e Shtetit i ka shërbyer vetëm ligjit dhe popullit shqiptar. Pavarësisht se ballafaqohen me agresione brutale kurrë nuk e kemi keqpërdorur, nuk kemi kërkuar nga ajo përplasje me forcë.
Policia ka qenë e shtetit jo e pushtetit. Sot dua t’ju them efektivëve, sidomos efektivëve që protestën e së mërkurës për vrasjen e 25-vjeçarit ishin në krye të detyrës, në emër të Klodianit të ndjehen krenar për uniformën, por sakrificën ndaj ligjit vendit, popullit efektivi i policisë që shkrepi armën ndaj Klodianit është vetëm një përjashtim”, tha Rama.
/abcnews.al/