Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Pogradec ku ka ndjekur nga afër punimet përgjatë vijës liqenore deri në qytet.
Ndërsa ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi tha se investimi ka filluar edhe në blloqe brenda qytetit. “Pogradeci prej 3-4 vitesh ka pasur një fluks investimesh duke e kthyer në një pol shumë tërheqës”, u shpreh ai.
Sakaq Rama theksoi se Pogradeci më projektet në proces do transformohet, ndërsa u shpreh se sipas tij ky transformim mund të kishte qenë më i shpejtë nëse do të ishte kryetar bashkia, kryetari që është sot.
/abcnews.al/