Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama po vë në zbatim këshillat e Lavrov”, Haradinaj: Uroj që Kurti të ndjekë rrugën time, të bllokojë shtegut e tij

schedule11:26 - 1 Mars, 2020

schedule 11:26 - 1 Mars, 2020

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është përgjigjur Edi RAmës i cili e akuzoi për baltosjen e figurës së shefit të ri të qeverisë së kosovës Albin Kurti.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se qëndrimi i Ramës lidhet me faktin se ai i ka prishur panin serbomadh. Ndër të tjera ai thekson se pas kthimit nga Moska kryeministri Rama po vë në zbatim këshillat e Lavrovit.

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, shkruan Haradinaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!