Rama: Po studiojmë mundësinë e lejimit të prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore

schedule22:48 - 3 Prill, 2020

schedule 22:48 - 3 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se Qeveria po studion mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

Rama e dha lajmin gjatë një interviste televizive, ku foli dhe për situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri.