Rama: Po punojmë për anti-shpifjen, bizneset kërcënohen nga mediat që përhapin panik për helme

schedule12:36 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:36 - 13 Tetor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi sërish për nxjerrjen e ligjit të anti-shpifjes. Rama tha se mbështetësit më të mëdhenj të këtij ligji janë sipërmarrësit që shesim produkte, ilaçe apo ushqime që kanë rënë pre e presionit të mediave që kërkojnë shpërblime. Ai tha se shpifja është po aq e rëndësishme sa korrupsionit ndërsa shtoi se të dyja këto krijojnë një rreth vicioz nga i cili duhet dalë sa më parë.

“Në të gjitha institucionit do kemi menaxhues që do jenë aty vetëm për këtë punë. Duhet të kontribuojmë bashkë për të shpëtuar të vërtetën. Ju keni qenë shumë të ndjeshëm për ligjin për shpifjen. Madje ata që punojnë për këtë ligj, aman mos e thuaj që është për shpifjen se mërziten shumë miqtë tanë ndërkombëtarë. Nëse bota juaj dhe e jona nuk do zgjidhi shpifjen fundi do të jetë i afërt.

Kur ne e kemi nisur këtë iniciativë më shumë e kanë dashur sipërmarrësit që nuk janë në betejën e përditshme publike. Ata janë të shantazhuar çdo ditë duke paguar media që shpifin duke përhapur panik për ushqime dhe ilaçe duke i reklamuar si helme se duan paratë e zeza për të ushqyer burimet e tyrer. Shpifja është po aq e rëndësishme sa korrupsioni. E gjithë kjo krijon një rreth vicioz nga i cili duhet të dalim. Nuk mund të thuash që na ka dalë një piktor autoritar që do të na mbyllë gojën”, tha Rama./mv. abcnews.al