Rama: Po bëjmë gati lehtësimin e masave! Baret dhe restorantet hapen të fundit

schedule13:38 - 14 Prill, 2020

schedule 13:38 - 14 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka folur për një paketë lehtësuese për masat e shtetrrethimit gjatë periudhës së pandemisë. Ai tha se do të lehtësohet dhënia e autorizimit për qarkullimin me automjet gjatë orarit të lejuar. Rama u shpreh se baret dhe restorantet do të hapen të fundit. Ai shtoi se do të miratohen ndryshimet në kodin penal për karantinimin e njerëzve me masa që do të zgjasin vetëm gjatë peridhës së pandemisë.

“Restorantet do të jenë të fundit që do të hapen. Po të shikoni ne po përgatisim programin e hapjes graduale. Do të jetë një program i qartë dhe duke parë edhe vendet e tjera, asnjë vend nuk ka folur për një hapje që fillon, nga baret apo restorantet. Janë të fundit që do hapen. Ështe e pamundur ndryshe. Nëse ju në fshat keni punë në qëytet dhe do shkoni në qytet duhet të merrni një autorizim.

Tani do autorizimet do jepen më lehtë, do lirojmë pak masat. Shtrëngimi nuk ka qenë epsh diktaktorial por për rezultatin që kemi arritur deri tani. Dhimbjet nga pasojat ekonomike janë të mëdha por halli i hallit është jeta e njerëzve. Ka nga ata që thonë do vdesim për bukë se koronavirusi nuk na bën gjë. Jo vetëm që na bën po na luan fenë. Armiku nuk ka ikur dhe është vërdallë. Unë këtu nuk ka për ta lejuar. Nuk ka vdekur asnjë shqiptar për bukë në historinë e Shqipërinë. Nuk ka dalë kot fjala bukë, kripë dhe zemër. Kemi ndihmuar mbi 200 mijë familje.

Nuk kemi ndërprerë asgjë për studentët. Nuk janë të shpërqëndruar tani janë në karantinë dhe po mësojnë. Ne do ta miratojmë në kodin penal, ndryshimet për karantinimin e njerëzve në kohë pandemie. Masat janë për këtë periudhë dhe jo përtej pandemisë. Ndëshkimet do të bëhen ekzemplare. Kush thotë se populli ha burg harrojnë se ato janë vetëm për disa individë. Populli nuk shkel rregulla. Gjobat nuk janë për të mbushur buxhetin, janë për të dhënë mesazhin se kjo luftë përballohet me rregulla. Rregullat janë njësoj për të gjithë”, tha Rama./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!