Rama përplaset me Bakojanis për detin: Negociojmë me arbitër, ose në gjykatë

schedule11:48 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:48 - 16 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen e detit ne Greqinë më takimin e organizuar nga “THE ECONOMIST”: Ballkani Perëndimor përtej 2020-s.

Rama është pyetur nga gazetarët e huaj, ndërsa ka shprehur edhe njëherë idenë e tij për të zgjidhur çështje që ka ndezur debate të forta.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë zgjidhen me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare.

“Kur ftoni ballkanasit në panel sigurohuni që të keni më shumë kohë, sepse nga njëra anë ky është një rajon shumë interesant. Për zonjën e nderuar do të thoja thjesht që kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas herë pas here kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale.

Por janë çështje që nuk kanë zjarr. Sfida jonë është që ta bëjmë politikën midis dy vendeve po aq të shkëlqyera sa janë marrëdhëniet mes njerëzve, ajo që kuptoj nga miqtë grekë dhe qytetarëve shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative, apo mëri mes njerëzve. Ne ua detyrojmë që ti çojmë marrëdhëniet në të tilla nivele.

Jam besimplotë se jemi në drejtimin e duhur. Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi” u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk është midis dy zjarreve në raport me Greqinë dhe Turqinë.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Turqinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve. Unë besoj se ka potencial në këtë marrëdhënie greke-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Turqia është instrumental, dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës. Presidenti turk nuk është anti-grek. Dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar kur ka vullnet ka edhe zgjidhje, duhet dialog i mirëfilltë. Nuk është e lehtë, por e mundur. Jam i bindur që marrëdheniet konstruktive greko-turke mund të jenë për të mirën e Evropës”, deklaroi Rama.

Gjatë takimit kryeministri Rama u përplas edhe me ish-ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis. Ish-ministrja kundërshtoi idenë e kryeministrit Rama për ndërhyrjen e palëve të treta si mundësi të zgjidhjes së çështjes së detit mes dy vendeve.

Kjo nuk përbën justifikim që dhe pse 10 ose 12 vite më pas nuk kemi akoma një marrëveshje është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje për vende tona pa ndërhyrjen e palëve të treta. Unë në Greqi njihem si një mbështetëse e fortë e dialogut mes Turqisë dhe Greqisë por një gjë e tillë ndodh vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, dhe shpresoj që presidenti Erdogan do të bëjë të gjithë përpjekjet për të mos përshkallëzuar tensionet dhe retorikën e viteve, kjo nuk është një mënyrë e suksesshëm për të bërë politikën dhe për Turqinë. Mund t’i rikthejmë retorikës për të gjetur një zgjidhje për të dy vendet dhe popujt tanë. Unë shpresoj se është i qartë, mesazhi nga BE dhe i shumicës nga vendet e Mesdheut dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve tona do të ndikojë”, deklaroi Bakojanis.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!