Rama për përmbytjet: Apel për bashkëpunim

schedule12:49 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 12:49 - 1 Dhjetor, 2017

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve që ka përfshirë sidomos Shqipërinë Qëndrore dhe Jugore. Në një postim në Facebook, ai shkruan se të gjitha struktuarat shtetërore janë në gatishmëri.

Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga reshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.

Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.

Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!