Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama për Dritan Goxhajn: Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?

schedule20:55 - 23 Qershor, 2026

schedule 20:55 - 23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar video ku disa persona lexojnë dokumentin ku vërtetohet Dritan Goxhaj, i vetëshpallur si luftëtar i UÇK dhe sot zëdhënësi i kërkesave të protestës së Bulevardit, nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë.

“Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama.



Më herët, flamuri i UÇK është përdorur në protestat e bulevardit, por organizata e veteranëve të UÇK është tërhequr nga këto sjellje.

Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i vetshpallur i UÇK, që rezulton se nuk ka qenë asnjë ditë në luftë, lexoi të hënën 5 kërkesat e protestuesve në bulevard, ndërkohë që vetë për muaj me radhë mbron regjimin e Iranit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!