Rama: Veliu gaboi me videon e nënës së 15 vjeçarit, por unë i besoj ndjesës së tij

schedule12:53 - 2 Qershor, 2020

schedule 12:53 - 2 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama pranoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gaboi duke publikuar videon e nënës së të miturit që u dhunua nga policia.

“Së pari më lejoni ta sqaroj që sigurisht që drejtori i policisë për të cilën kam konsideratën më të lartë për integritetin dhe rezultatet e arritura. Në këtë rast ka gabuar pa asnjë diskutim por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike se sa të gjithë moralistëve të këtij  vendi. Është fare e qartë që nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën sepse polici është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal. Masa është marrë por ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë që dakord të gjitha por edhe familja ka rolin e vet në mirë edukimin e brezit të ri. E thënë ashtu ishte gabim por preferoj ndjesën e tij”, tha Rama.

LEXO edhe: Habit Veliu, justifikon dhunën e policisë ndaj 15-vjeçarit me videon e nënës: E shikoni çfarë familje

Ardi Veliu, pak ditë më parë, tërhoqi vëmendje kur publikoi videon e nënës së 15-vjeçarit. Ajo shfaqej me pistoletë në video dhe sipas Veliut, kishte një lidhje mes këtij fakti dhe faktit që i mituri u dhunua nga efektivët e policisë pse theu karantinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!