Rama për Berishën e Vasilin nga Kavaja: Këta janë të kërkosh Shehin e ta puthësh në buzë

schedule17:05 - 1 Prill, 2021

schedule 17:05 - 1 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Kavajë ku po bën një takime qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka “sulmuar” Berishën e Vasilin duke thënë se kur i dëgjon teksa flasin, të vjen “të marrësh Dash Shehin e ta puthësh në buzë.”

“Këta janë dy doktorë që kur ka ardhur virusi, janë njësoj si virusi. Virusi vret, plagos e dërrmon, këta helmojnë çdo ditë. Dhe kulmi, në momentin kur gjyshet po marrin frymë lirisht dhe po gëzohen sepse janë më të rrezikuarit, dalin me kujdes edhe për të marrë ajër. Dhe tamam kur ju vjen shpëtimi, kur kemi mundësi t’ua u japim armën që e asgjëson armikun, këta dy sharlatanë dalin e thonë se vaksina është vdekjeprurëse. Të keqen e Dash Shehit. Kur dëgjon këta, është ta marrësh Dash Shehin dhe ta puthësh në buzë. Këta janë personazhe që në kushte normale, janë për të qeshur. Por në këto kushte janë për të vajtuar.”

Nga ana tjetër, edhe një herë, Rama theksoi se qeveria me atë në krye, brenda majit do të vaksinojë të paktën gjysmë milioni shqiptarë dhe se do të lehtësohet maksimalisht sezoni turistik.

“Do t’u themi hajdeni këtu se në hotelet tona jeni të mbrojtur. Nuk mund të ndërpresim vaksinimin se do Luli të bëhet dhëndër. Këta nuk do të marrin pushtetin po do marrin Noc Rrokun, nga shqiptarët. Kush i bën shqiptarët për budallenj e paguan shumë të kripur faturën. Janë pakicë dhe do të mbeten. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka, që nëse Shqipëria në më shumë se një rast ka dështuar, ka dështuar sepse kemi qenë të paduruar. Kemi dashur t’i bëjmë gjërat sa hap e mbyll sytë.  Për ca do ta votoni Saliun, nuk u pëlqejnë çitjanet? Vishni ca të doni…” 

Nëse Shehi ishte për ta puthur në buzë, sipas kryeministrit, kryedemokrati Lulzim Basha është për t’u puthur në ballë. Por, sipas tij, problemi është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi “me të veç taksës së shtetit duhet të paguash edhe taksën e LSI-së.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!