Task Forca e përbashket mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe ka ulur ndjeshëm emigracionin e paligjshëm drejt ishullit.
Në një intervistë për BBC, kryeministri Edi Rama tha shkembimi i informacionit në kohë reale me autoriteteve pati rol thelbwsor nw luftimin e tranfikanteve.
“Duhet të jemi po aq të shpejtë sa ata, dmth trafikantët. Duhet të jemi po aq interaktivë sa ata, duhet të jemi po aq të bashkuar sa ata, sepse nuk është fjala për një grup të vetëm etnik që merret me të gjithë rrjetin, por për një ndërmarrje shumëkombëshe.”
Britania e Madhe është në kërkim të vendeve të gatshme për të ndërtuar qëndra për azilkërkuesit e refuzuar, por për kryeministrin Edi Rama, as kjo nuk do e zgjidhte problemin e emigracionit.
“Emigracioni i paligjshëm, duhet trajtuar përmes marrëveshjeve me vendet e origjinës. Duhet të jetë përmes marrëveshjeve ku të dyja palët fitojnë e kështu me radhë.”
Dy kryeministra britanikë nuk kanë marrë sinjale pozitive nga qeveria shqiptare për qendra kthimi në Shqipëri ndaj Rama shpjegon edhe një here se përse nuk mund të ketë një marrëveshje të ngjashme ai ajo me Italinë.
“Në rastin e Shqipërisë dhe Italisë, ka kuptim sepse është vetëm një det që ndan dy vendet tona. Por të marrësh njerëz në tokë, t’i futësh në një avion, t’i sjellësh diku mijëra kilometra larg, në një vend të tretë, po, mund të ketë një efekt parandalues, por nuk do ta ndalojë imigracionin në mënyrën e duhur.”
Pikërisht emigracioni I paligjshëm dominoi edhe punimet e samitit të Berlinit të mërkurën në Londër. Në një deklaratë zyrtare, Britania e Madhe, thote se Ballkani Perëndimor ka parë efektet negative të të qenit një rrugë tranziti për migrantët që kërkojnë të vijnë në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndaj u theksua rëndësia për bashkëpunimin në nivel rajonal ndërsa u vlerësuan edhe hapat që po ndërmerren nga partnerët e Ballkanit Perëndimor për të harmonizuar regjimet e tyre të vizave me BE-në./abcnews.al

