Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi kandidatët për deputetë në Tiranë, duke mos lënë menjëanë sulmet ndaj kundërshtarëve duke i përmendur ata emër për emër. Rama u shpreh në Tiranë kundërshtarët kanë një shëmbëlltyrë katastrofike që kanë pas Monikën, Ilirin dhe Saliun.
“Nga Fatmir Mediu tek Dash Shehi, tek Shpëtim Idrizi, Mesila, Dulja, një hata e madhe. Të mendosh që Tirana e vitit 2021, Tirana që ka hyrë në dekadën e shekullit të ri të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar. E patën kohën ta tregojnë veten, jo vetëm një herë, e treguan se sa vlejnë.
Nuk mund të mendosh përtej asaj që njerëzit mund të kenë arsye legjitime dhe rezerva ndaj nesh, që të investojnë besim te ajo skuadër e cila në Tiranë ka shëmbëlltyrën e vet më katastrofike dhe në themelin e vet ka një kombinim fatal personash që larg qoftë i bie të jenë ata që nesër kontrollojnë drejtësinë, ekonominë, Shqipërinë me Ilir Metën, Monikën dhe Saliun që luajnë pas një teatri kukullash.
Ajo që peshon në atë skuadër është një katastrofë. Zgjedhja në këtë rast është i qartë si qielli në krye. Ne do bëjmë detyrën tonë për të bërë të qartë për këdo edhe ata që janë të interesuar ta dinë. Për ata që nuk duan të dëgjojnë dhe të shikojnë nuk ka çfarë bën askush, as ne.
Për të tjerët do bëjmë të qartë se çfarë katastrofe është ajo skuadër, që e ka regresin të shkruar në letër të ballit si një biografi dështimesh. Në këtë skuadër për Tiranën dhe skuadrën tonë kombëtare ne kemi një harmonizim mes grave dhe vajzave, djemve dhe burrave, moshave të ndryshme, eksperiencave”, tha Rama./mv.abcnews.al