Rama: Pas të moshuarve mbi 70-vjeç, vaksinohen gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet

schedule14:16 - 31 Mars, 2021

schedule 14:16 - 31 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër se pas përfundimit të vaksinimit masiv me grupmoshën mbi 70-vjeç, do të nisë vaksinimi i vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.

Rama u premtoi punonjësve të fasonerive rritjen e pagës minimale ndërsa i pyeti ato në lidhjen me pagesën mujore dhe kushtet e punës./mv.abcnews.al