Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Rama pas takimit me Melonin: Asnjë qeveri italiane nuk ka qenë kaq shumë dashamirëse ndaj Shqipërisë

schedule17:26 - 16 Prill, 2026

schedule 17:26 - 16 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një ftot në rrjetet sociale pas takimit me homologen e tij italiane Giorgia Meloni në Rome, duke vlerësuar nivelin e ri të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Rama theksoi se, ndonëse Italia ka qenë tradicionalisht mbështetëse e Shqipërisë gjatë dekadave të fundit, qeveria aktuale italiane ka ndërmarrë një program të paprecedentë bashkëpunimi strategjik. Sipas tij, thellimi i marrëdhënieve përmes projekteve konkrete pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sigurisë për Shqipërinë.

“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë”, tha Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!