Rama pas mbledhjes së Këshillit Politik: Besoj se diskutimi ishte pozitiv

schedule16:30 - 20 Korrik, 2020

schedule 16:30 - 20 Korrik, 2020

Pas 5 orësh mbledhje në Këshillin Politik, kryeministri Edi Rama është shprehur se beson se diskutimi ishte pozitiv.

Rama u shpreh:

“Diskutimi ishte i gjatë, nuk thamë ndonjë gjë të re. Kemi qëndrim, sipas nesh shumë të lartë. Ka një realitet politik, i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar, si forca më e madhe. Të arrijmë në një rezultat, nëse të gjitha palët nuk janë 100 për qind dakord, është e rend që të vazhdojmë të diskutojmë….Opozita jashtëparlamentare kërkoi kohë, por kemi një kalendar që ka një konflikt të caktuar, fundi i këtij sesioni parlamentar. Diskutimi ishte pozitiv…”

Po ashtu, Rama u shpreh se rëndësi ka që “produkti” të jetë sa më gjithëpërfshirës ndërsa shtoi se mazhoranca nuk është aty që të ndjekë “vetëm interesat e saj”.

Kreu i qeverisë u shpreh:

“Në fund duhet të prevalojë, arsyeja. Nuk mund t’i kesh të gjitha, por duhet që edhe të tjerët të marrin diçka. Nuk jam këtu për të komentuar çfarë keni dëgjuar ju nga brenda. Prandaj diskutimi ishte pa media. Që palët të shprehen lirisht. Jeta politike nuk mbaron në fund të korrikut. Rrugët në demokraci të çojnë në tryezë. Kjo është tryezë që ka një potencial të rëndësishëm, që përpiqemi ta shfrytëzojmë…Shqetësimin që produkti të jetë sa më gjithëpërfshirës. Jemi partia më e madhe që natyrisht që nuk ka interesonin të tjera ndërhyrje. Por nuk jemi këtu për të bërë çfarë na intereson ne.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!