Rama pas mbledhjes në PS: S’jam i kënaqur as me veten time lëre më me drejtuesit politikë

schedule10:26 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:26 - 28 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve. Takimi me drejtuesit politikë ka zgjatur rreth një orë, ndërsa kryeministri tha se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për draftin e propozuar nga opozita e bashkuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Duke mos u zgjatur, Rama tha se kjo çështje është në tagrin e grupit që merret me Reformën Zgjedhore.

“Është në tagrin e grupit që merret me këtë çështje që të trajtojë, nuk jam në dijeni”, tha Rama.

I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij.

“Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë”, deklaroi kryeministri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!