Rama paralajmëron sipërmarrësit për mosdeklarimin e pagave, zbulon bashkëpunimin me qytetarët

schedule17:03 - 5 Janar, 2022

schedule 17:03 - 5 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama komunikimin e parë me qytetarët e ka nisur me një mesazh të prerë për të gjithë sipërmarrësit. Duke lënë afat 20 janarin, Rama ka thënë që të gjithë sipërmarrësit duhet që të vetërregullojnë deklarimin e pagave të punonjësve në të kundër to përballen me ligjin.

Kreu i qeveri tha se “Tatimet” kanë dërguar letra tek bizneset e dyshuara që fshehin pagat e punonjësve, ndërsa theksoi se letra janë dërguar edhe tek punonjësit që dyshohet se marrin pagë ndryshe nga sa deklarohet.

Sipas Ramës, punonjësit që do të denoncojnë dhe nga ana tjetër do kenë penalitetet në punë do të marrin dëmshpërblim financiar.

“Ai që denoncon se merr pagën minimale, ndërkohë që duhet ta marrë të plotë,  do t’i jepet garanci financiare, që nëse humbet vendin e punës për shkak të denoncimit, do të marrë dëmshpërblim financiar. Nëse kjo është që të bëhet, ky është mendimi i shumicës, që një pjesë e taksave të tyre të përdoret për të bërë drejtësi”, tha Rama.

Rama mes të tjerash është ndalur edhe tek tek rritja e infektimeve me koronavirus, ndërsa ka theksuar se ky është efekti i heqjes së masave shtrënguese për rastin e festave.

“Efekti i festave dhe mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër efekti i variantit të ri Omicron” tha Rama.

/abcnews.al/