Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka paralajmëruar disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal. Bëhet fjalë për një paketë që do ketë ndryshime për neglizhencën e trajtimit mjekësor, të drejtën e autorit, të drejtat e kafshëve, dhuna në sport, siguria ushqimore apo edhe mjedis.
“Neglizhenca në trajtimin mjekësor, e cila kur rrezikon jetën e personit, nuk mund të kalojë sikur nuk ka ndodh asgjë, ndërsa kur shkakton vdekjen e personit nuk mund të mos i përgjigjet domosdoshmërisë për të penalizuar autorët. Paketa adreson dhe kërkesën e hershëm të komunitetit për dekriminalizimin të mjekimit të pakujdesshëm në raport me pasojën.
E drejta e autorit nuk mund të jetë një e drejtë e pambrojtur dhe që shkelet sipas qejfit për përfitime financiare dhe nëse i dëgjojmë të gjithë ata që kanë krijuar vepra të gjitha zhanre në Shqipëri, teksa tjetër pasurohen me veprat e tyre, ata janë viktima të shkeljes dhe përftojnë zero nga shfrytëzimi i veprave të tyre. Ky lloj aktiviteti duhet të dënohet me burg.
Është e nevojshme që të adresohet edhe kërkesa e shumë organizatave të respektuara që mbrojnë dhe të drejtat e kafshëve nga shfrytëzimi kafshëve për qëllime fitimi duke i dhunuar kafshët. Kemi bërë një progres të madhe në mbrojtjen e faunës nga gjuetia, por sidoqoftë është e domosdoshme që në Kodin Penal sipas edhe të gjitha përvojave dhe nevojave të dala në një proces eksperience të qartësohen dëmet që iu shkaktohen specieve të mbrojtura të faunës dhe florës. Ka një pjesë të veçantë për zonat e mbrojtura, ashtu sikundër ka nevojë të thuhet qartë se me këtë ndërhyrje sporti i goditjes së sportistëve, trajnerit, arbitrave dhe opiniionit publik përmes këtyre goditjeve do dënohet me burgim. Prekja e vijave të bardhave të fushave të sportit do të cilësohet shkelje e vijës së kuqe. Dënimet janë shumë më të buta se sa ndëshkimet e një vendi kampion të lirive dhe të drejtave të njeriut, si Britania, ku fenomeni i huliganizmi u përball me një paketë ndryshimesh ekstreme.
Dua ti referohem disa neneve për sigurinë ushqimore sepse është një sfidë e madhe për ne. Kur kjo vepër është kryer në bashkëpunim më shumë se një herë ose rezulton të jetë kërcënuar apo është shkaktuar dëmtuar shëndeti i njeriut burgimi do jetë deri në 10 vjet. E njëjta gjë edhe për të gjitha prodhimet ushqimore jashtë afatit. Është një problem i madh. Një lojë që vazhdon prej 30 vjetësh që afatet e përdorimit të produkteve ushqimore shkelen”, tha Rama.
Megjithatë Rama theksoi se paketa ndryshimet ligjore në Kodin Penal është i hapur për përmirësime, por jo për lehtësime.
“Paketa është e hapur për përmirësime dhe për pasurim të mëtejshëm të saj. Paketa adreson dhe nuk do kaloj këtu të gjitha nenet sepse është e rëndësishme tu jepet përgjigje grupeve të interesit që e kanë kërkuar prej kohësh dhe kanë këmbëngulur për këtë paketë”, tha ai./abcnews.al