Rama paralajmëron kompanitë: Nga 1 janari asnjë bilanc tjetër, veç bankës

schedule10:23 - 14 Nëntor, 2017

schedule 10:23 - 14 Nëntor, 2017

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjitha kompanitë se tatimet nuk do të njohin asnjë bilanc tjetër përveç asaj që kompanitë i dorëzojnë bankave.

“Të gjitha kompanitë, objektivi jonë janë kompanitë e mëdha, duhet ta kenë të qartë se tatimet e Republikës së Shqipërisë nuk do të njohin asnjë bilanc tjetër përveç bilancit që këto kompani u dorëzojnë bankave për të treguar sa kanë, dhe mbi atë bazë do paguajnë detyrimet e tyre për arkën e buxhetit të shtetit”, tha më tej kryeministri gjatë takimit me përfaqësuesit e bankave.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave të një dite më parë të kreut të PD-së, Lulzim Basha se buxheti i 2018 duhet të hetohet nga FBI për “pastrim të parave të drogës”. Rama i ka quajtur sinjale dëmtuese për konsumatorin dhe opinionin në tërësi.

Dëgjova që projektbuxheti 2018 duhet të hetohet nga strukturat ligjzbatuese si FBI, projekt i cili dëshmon që buxheti dhe përmes sistemit bankar, programi ynë për rindërtim është tanimë në duart e krimit. Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit. Është të qeshësh dhe të qash, sepse këto janë sinjalët më dëmtore për konsumatorin dhe opinionin në tërësi. Nga kjo konferencë dua tu them të gjithë atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës që të qeshin dhe jo të qajnë, të qeshin dhe të shkojnë përpara sepse realiteti ekonomik që pasqyrohet më së miri në çehren e sistemit bankar është optimist “, tha kryeministri./abcnews.al