Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ironizon deputetët e opozitës së re: S’dolën nga materniteti i Ballës, i zgjodhi Basha

schedule16:17 - 10 Qershor, 2020

schedule 16:17 - 10 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje ftesës së opozitës parlamentare për të dialoguar për Reformën Zgjedhore.

Rama tha se pozita e tyre është e kuptueshme për sa kohë është në mes ekzistenca e tyre në Kuvend, ndërsa me ironi u shpreh se ata janë të Bashës dhe Kryemadhit dhe nuk kanë dalë nga materniteti i Taulant Ballës.

Kreu i qeverisë deklaroi se marrëveshja nuk prodhoi asgjë të re, përveç kënaqësisë së Lulzim Bashës për të arritur atë që ai donte, por që gjithsesi nuk është më e mirë se ajo që kishim në fillim.

“E di që situata nuk është e qetë. Ne kemi dakordësuar një marrëveshje. Duhet që ajo marrëveshje të mos lëvizë. E vetmja kënaqësi që unë kam marrë nga ajo marrëveshje është kënaqësia e Lulit, sepse nuk ka asgjë tjetër në atë marrëveshje. Por ky ishte qëllimi që të bashkoheshim të gjithë ne për të relaksuar Lulzim Bashë nga frika e zgjedhjeve dhe për t’i thënë si e do ti, që të mos kemi më llafe.

LEXO EDHE: Opozita parlamentare: Jemi 31 deputetë kundër reformës, bojkotojmë mbledhjet e komisioneve

Unë e di që do kemi prapë llafe, por ne e bëmë këtë. Jam i bindur që shumë njerëz do kishin dashur të vazhdonim me rekomandimet e OSBE, por ata duhet ta kuptojnë nevojën për të ndryshuar klimën dhe për të hequr çdo mundësi për të hequr sebepe, ne dhamë dakordësi.

E di që nuk do të jetë fushë me lule por ne i qëndrojmë marrëveshjes dhe duam që ta votojmë dhe pastaj nëse ka hapësira të tjera për të dëgjuar edhe opozitarët në parlament që votojnë një ligj për të ardhmen e tyre, do të shikojmë dhe do jemi konstruktiv.

Duhet të kalojmë në një stad maturimi. Nuk kemi pse bëjmë marrëveshje nëpër ambasada. Të futesh nëpër ambasada e të rrish tre netë atje e të dalësh me marrëveshjen “ishim mirë ashtu si ishim”. E ndjej më të lehtësuar mikun tim të PD dhe e shoh më të angazhuar nga llogaritë aritmetike. Do shikojmë si do ecim që të kalojmë në një mirëkuptim më të gjerë. Kjo u bë sikur PS nuk ka të drejtë të kërkojë asgjë por vetëm të shpërndajë karamele.

Aman ju lutem kur flisni për deputetët që janë në Kuvend, mos harroni që ata janë të Bashës dhe Kryemadhit. Kush i sheh si persona që janë shfaqur aty nga materniteti i Taulant Ballës duhet të kujtojnë origjinën e tyre.

Listat e hapura nuk janë instrument çudibërës, por nëse listat do ishin të hapura, ata deputetë do ishin pjesë e listës dhe votohej brenda tyre. Ne jemi këtu që ta çojmë përpara këtë proces dhe ta mbyllim në mënyrë të ndershme dhe jo duke u futur nëpër historira, kap njërin dhe kap tjetrin sepse nuk shkon që në rrugë të bësh konsesus dhe në Kuvend të shkosh me shpatë. Duhet të luftojmë për të mirëkuptuar të tjerë. Mos e paçi kurrë fatin të ishit në vendin tim”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!