Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një foto nga rruga e Kombit e cila është mbuluar nga dëbora në dy pjesët anësore të saj, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën.
Rama thotë se të gjithë janë në gatishmëri të plotë, përballë sprovës së jashtëzakonshme të motit.
“Gatishmëri e plotë në Rrugën e Kombit, përballë sprovës së jashtëzakonshme të motit”, shkruan Rama./mv.abcnews.al