Rama: Nuk presim Venecian për Kodin Zgjedhor, Meta rrëzohet nga parlamenti

schedule14:11 - 26 Tetor, 2020

schedule 14:11 - 26 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komisionerit Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi lidhur me kërkesën e tij se Kuvendi duhet të presë përgjigjen e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

Rama thotë se mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur por procedura në këtë rast sipas tij është e qartë: Refuzimi i presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti. Lidhur me këtë të fundit, Rama thotë se do të rishprehet pa humbur asnjë ditë, duke nënkuptuar këtu se nuk do të pritet Opinioni i Venecias.

Kreu i qeverisë akuzon Metën  se është i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, ndërsa shton se ai nuk mund të marrë peng askënd veç institucionit që ai drejton. “Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave”, thotë Rama.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave”, përmbyllet deklarata e Ramës./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!