Rama: Nuk kam komunikim me Bashën, i pres për dialog

schedule17:50 - 30 Korrik, 2019

schedule 17:50 - 30 Korrik, 2019

Edi Rama zhvilloi sot konferencën e fundit të sesionit me gazetarët, ku tha se nuk do të humbasë kohë për t’ju lutur opozitës për dialog, por do të vazhdojë të qeverisë vendin. Kryeministri u shpreh i gatshëm për dialog, vetëm për reformën zgjedhore, ndërsa foli edhe për marrëdhëniet me BE-në, Greqinë dhe Ramush Haradinajn.

Kryeministri thotë se nuk do të harxhojë energji për t’ju lutur opozitës. Nëse nuk reflektojnë, kreu i mazhorancës ju tregon rivalëve se çfarë i pret.

Vetë thotë se nuk është komod që nuk ka një opozitë funksionale. Edi Rama i sheh të bashkuar dhe një lloj me keqardhje, si Lulzim Bashën, ashtu edhe Ilir Metën.

Me ironi përcjell dhe shqetësimin e Presidentit për një tërmet të rrezikshëm. Kryeministri nuk është optimist se Shqipëria mund të hapë negociatat në tetor.

Për herë të parë, Edi Rama shpjegon se pse nuk komentoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt si kryeministër. Një përgjigje patriotike kryeministri e ka për eksponentë të qeverisë së re greke, që e konsiderojnë me prejardhje helene.  /ABC News Albania 24/7

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!