Në një lidhje direkte për Abc News me Juli Xhokaxhi, ish deputetja e PD, Grida Duma foli për situatën e koronavirusit në vend.
Duma tha se karantina është respektuar nga qytetarët, por sipas saj ka gjëra të tjera më shqetësuese, duke mos u kursyer me kritikat për daljet e shpeshta të kryeministrit Rama.
Ish-deputetja demokrate theksoi se kryeministri nuk është edukuesi i popullit dhe as Zot.
“Në raste të krizave shëndetësore apo të ngjashme me këto të rasteve të fatkeqësive natyrore njerëzit i qetësojnë vetëm faktorët kredibël të shoqërisë, ekspertët e fushës. Në atë momentin që dikush duhet të lajmëronte ne telefon lani duart që është bazike. E para njëherë një kryeministër nuk vendoset në pozicione kërkuese, vendoset vetëm në pozicione ofruese. Së dyti nuk është edukuesi i popullit. As sot nuk është Zoti që nëse e kap në telefon mund të zgjidhësh ndonjë problem, por nuk e kape nuk zgjidh gjë. Është e papranueshme ku në një situatë ti ke për detyrë të shpërndash taksat e shqiptarëve që i kanë dhënë qeverisë, t’ja kthesh këtë duke i kërkuar reklamë për veten. Unë zgjidh. Kush je ti që zgjidh? Ky është abc-ja e një vendi të qenurit minimalit demokratik”, deklaroi ajo.
E pyetur nëse do ishin kaq të pakënaqur po të mos e shihnin Ramën të mos dilte, Duma tha: “Duhet të ishim të sigurt se me qeverisjen nuk ka kënaqje absolute. Por ka një gjë që është absolute, siguria. Jemi në javën e tretë të karantinimit dhe askujt nuk i është dhënë asgjë. Nuk e di ju, por edhe kolegët tuaj rrezikojnë pagën. Megjithatë unë prapë mendoj se situata juaj nuk është në situatën e 90 mijë lekëshit të 80 mijë familjeve në nevojë. Unë e kuptoj që jo të gjithë shqiptarët shqetësohen për atë që është në fund të shtresës. Por duhet të nisë nga më problemi”.
Demokratja theksoi më tej se jemi në një situatë ku siguria rrezikohet, duke i propozuar kryeministrit që të marrë paketën e Bashës, për të anuluar të gjitha koncesionet.
“Le të marrë paketë që tha dje Basha. Le të heq koncesionet se nuk janë prioritet. Të sigurojë jetët dhe tu japë paqe të brendshme. Jemi sot në një krizë për jetën. Mendoni dot ju se një njeri në shtëpi nuk e mban vendi se nuk ka para mund të qëndrojë normal në shtëpi. Nuk ka asnjë shans të jetosh me 46 mijë lekë të vjetra në muaj”.
Më tej Duma u pyet edhe për lëvizjet e fundit në politike, ku ka pasur një sjelle më të përmbajtur të opozitës, por edhe pranim nga ana e qeverisë të propozimeve të vetë opozitës. Sipas Dumës, qeveria ka pranuar propozimet e opozitës sepse nuk kishte rrugë tjetër, ndonëse nuk e ka pasur të lehtë.
“Dy janë momentet: përgjegjshmëri nga ana e opozitës, plani ekonomik. Nuk besoj se qeveria e ka të thjeshtë të shkojë te plani i opozitës, por e bën se është rruga e vetme. Tenton të mos shpenzojë, por ndërkohë disa masa do të merren sesbën. Ne e kemi thënë, PD ka thënë cilat janë masat që domosdoshmërisht nuk shmangen dot. Ka dashur s’ka dashur qeveria ka ardhur te propozimet tona. Rama nuk e bënë këtë me opozitën. Kjo qenie politike e ka bërë me këdo. Ne jemi nga nëntori vetëm disa muaj larg u harrua sa njerëz janë nëpër çadra’, deklaroi Duma.
“PD nuk po e mban të fshehur eksperiencën. Nuk ka asnjë arsye për të cilën ne të kalojmë në spekulime. Është i qartë pozicioni i PD, transparencë, dhënie mendimesh dhe qëndrim. Çfarë iku dhe nuk është bërë mirë, është koha. Ne e dimë që të qeverisësh në kohë krize nuk është luks. Çfarë është e rëndësishme që nuk duhet menduar na vjen ideja. Tre herë radhazi ke bërë planin e opozitës, por nuk duhet të ketë kompleks këtu. Ideja e mirë nuk ka rëndësi nga vjen”, shtoi ish deputetja. /abcnews.al