Me rregulloren e Kuvendit në dorë deputeti demokrat Luçiano Boçi i ka lexuar nenin që sipas tij justifikon kërkesën e opozitës për të kërkuar rikthimin e krueministrit Edi Rama në seancë në kohën kur flet opozita. Oriola Pampuri kërkoi që maxhoranca të dalë nga seanca por socialistët nuk pranuan.
Pjesë nga debati
Luçiano Boçi: Zonjë e nderuar ndërprite seancën.
Lindita Nikolla: Mos përsërisim thelbin e të njëjtës çështje. Do të vijojmë me procedurën. Fjala për grupin parlamentar
Luçiano Boçi: Nuk ramë dakord
Oriola Pampuri: U futët në sallë. Ndaj ju lutem të dilni nga salla që ne të vijojmë mbledhjen. Mbledhja jonë zgjat 60 minuta dhe është brenda çdo kornize. Dilni nga salla që ne të vijojmë mbledhjen
Lindita Nikolla: Fjalën për zotin Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj: Nuk do dal aty. Nuk do bëj debat.
m.v/abcnews.al