Rama: Nuk do të vaksinohet me prioritet asnjë politikan nën 75 vjeç

schedule13:23 - 15 Janar, 2021

schedule 13:23 - 15 Janar, 2021

Asnjë ministër apo deputet që nuk është mbi 75-vjeç nuk mund ta bëjë vaksinën për koronavirusin. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët për menaxhimin e përmbytjeve në vend.

I pyetur nga gazetarja e ABC, Esiona Konomi, lidhur me kërkesën e kreut të Komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi që kërkoi në Kuvend që deputetët të jenë grup prioritar për vaksinim, Rama tha se kjo nuk do të ndodhë.

Asnjë ministër, asnjë deputet, asnjë drejtor që nuk është mbi 75 vjeç nuk do ketë asnjë përjashtim të kësaj natyre”, u shpreh kreu i qeverisë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!