Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në fund të muajit nëntor do të hapet Rruga e Arbrit.
“Në 29 Nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati”.
Më pas, kreu i qeverisë kishte disa fjalë për rivalin politik, Lulzim Basha.
“Jo si në tunelin e Elbasanit, që pasi i ratë daulles bashkë me “llumin” sikur thua ti, jo unë, u deshën kushedi sa para për t’u marrë me rrëshqitjet” tha Edi Rama./ Abcnews.al