Rama: Nis shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi i objekteve të dëmtuara nga tërmeti

schedule18:50 - 3 Qershor, 2019

schedule 18:50 - 3 Qershor, 2019

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi i banorëve të dëmtuar nga tërmeti si dhe dhe rindërtimi i objekteve të dëmtuara për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Kryeministri e ka bërë këtë njoftim përmes një statusi në rrjetin social facebook. Shefi i qeverisë e shoqëron edhe me një video që tregon ministren Elisa Spiropali dhe drejtues te institucioneve qendrore e lokale në fshatrat Floq dhe Qafzez duke biseduar me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!