Rama nga Shëngjini: Ky sezoni më i pastër dhe i sigurt turistik

schedule17:56 - 29 Gusht, 2018

schedule 17:56 - 29 Gusht, 2018

Ky sezon veror ka shifrat me pozitive sa i përket sigurisë, ndërkohë që plazhet kanë qenë më të pastra. Konstatimi vjen nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë në Shëngjin. Ndërkohë vetëm gjatë gushtit vendin tonë  sipas ministrit te Mjedisit dhe Turizmit e kane vizituar mbi 1 milion turistë të huaj.

Kryeministri Rama surprizon. Rikthehet në plazh, por këtë hërë me kostum dhe kravatë. Gjatë një bashkëbisedimi me operatorët turstikë në Shëngjin ky detaj nuk kaloi pa rëne në sy.

Operatori turistik: “E vetmja gjë që sot prisja të ishe më sportiv, sidomos pas Ronaldos”.

Rama: “Ditën kur nuk do befasohesh nga veshja ime, domethënë që unë do bëj një punë tjetër, sepse ky eshtë i vetmi argëtim që kam, pjesa tjetër është puna”.

Këtë sezon veror turistët sipas kryeministrit Rama janë larguar më të kënaqur nga Shqipëria.

“Siç e keni vënë re edhe nga konstatimet e vizitorëve, ne kemi pasur shumë më pak ankesa për pastërtinë. Sa i përket sigurisë kemi sezonin me shifrat më pozitive, dhe në rast nuk do kishim atë tragjedinë e Vlorës ku patëm 8 të vrarë, në një masakër aluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë”.

Vetëm gjatë gushtit vendin tonë e kanë vizituar mbi 20% më shumë turistë se të njëjten periudhë të vitit të shkuar. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi bëri të ditur shifrat, ndërsa theksoi ambicien e tij në vijim.

Klosi: “Në pikat kufitare sipa sinformacioneve zyrtare të Ministrisë së Brendshme kanë hyrë 1 milion e 345 mijë turistë dhe mendojmë se deri në fund të muajit të shkojmë në shiftrat e 1.5 milionë turistëve sfida jonë është që brenda viti 2021 të sjellim në Shqipëri 10 milionë turistë”.

Rama: “Nëse e realizon në 2021 malet e tua më të larta, por objektivi ëstë që të kemi deri në vitin 2025 është 10 milionë turistë”.

Optimizëm shfaqën përpara shefit të qeverisë edhe operatorët turistike megjithkëtë ja vunë në dukje edhe disa shqetësime.

Opearator turistik 1: “Administrata tatimore shpesh bën të kundërtën e asaj që thoni ju, mos të jenë më agresivë, mos na përcaktojnë përqindje”.

Opearator turistik 2: “Vështirësia kryesore është në gjetjen e punonjësve të kualifikuar, megjithëse ne kemi filluar 3 muaj para sezonit kualifikimin e punëtorëve”.

Opearator turistik 3: “Pushteti lokal është një katastrofë, tash 27 vite s’kanë mujt me hedh një lopatë asfalt”.

Forcimi i bashkëpunimit me  bashkitë sipas kryeministrit do të zgjidhte një pjesë të problemeve. Ndërkohë brenda shtatorit shefi i qeverisë premtoi përfundimin e hyrjes në Shëngjin, ndërsa theksoi se ambicja e qeverisë është ndërtimi i rrugës Shëngjin –Velipojë me qëllim shkurtimin e distancës me Malin e Zi dhe shtrirje të potencialit turistik. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!