Rama nga Saranda: Me hyrjen në BE, vlera e pronës rritet dyfish menjëherë

schedule10:02 - 24 Mars, 2025

schedule 10:02 - 24 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se me hyrjen në BE, vlera e pronave në Shqipëri do të rritet dyfish menjëherë, si në vendet që janë anëtarësuar në union.

Nga Saranda, gjatë një takimi me sipërmarrës të rinj, Rama u shpreh se pronat në vend, do të bëhen objekt interesi për Evropën.

“Kini parasysh që në momentin që ne hyjmë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë rritje çmimi, dyfish menjëherë, siç kanë treguar historia e të gjitha vendeve që ka hyrë para nesh. Prona e patundshme bëhet objekt interesi për një popullatë qindra miliona njerëz. Është njësoj si një qyteti i ri që i shtohet Shqipërisë. Çfarë interesi do kishte, kur edhe pse dyfishohen, janë prapë më lirë se çfarë janë në vendet e BE”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!