Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar teknologjinë e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas Ramës, tashmë është hapur një kapitull i ri i modernizimit të shërbimit shëndetësor.
Me teknologjinë e re të aplikuar në QSUT, tashmë shërbimi shëndetësor do të përfshijë edhe sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend.
“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Hapet një tjetër kapitull i modernizimit të shërbimit shëndetësor, me sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend ” shkruan Rama. /abcnews.al/