Rama nga Praga: Vendet evropiane po bashkohen gjithnjë e më shumë, Shqipëria ka një peshë tjetër

schedule17:18 - 6 Tetor, 2022

schedule 17:18 - 6 Tetor, 2022

Më shumë se 40 liderë nga e gjithë Evropa u pritën sot në Pragë për të marrë pjesë në takimin përurues të Komunitetit Politik Evropian.

Kryeministri Rama ka folur për mediet pas takimit. Ai bëri me dije se edhe vendet e Ballkanit do të jenë pjesë e bisedimeve të Bashkimit Evropian  për përballimin e krizës energjetike. Rama tha se ministrat e Energjisë së Ballkanit do jenë pjesë e takimit të BE që do të mbahet së shpejti në Pragë për krizën energjetike.

Rama: Në një format me më shumë se 20 vende ne jemi ndarë në tryeza ta rrumbullakëta dhe jemi fokusuar  në propozimet tona. Që nga kriza energjitike tek inflacioni i Putin it dhe patjetër tek forcat e rublave në gjirin e shoqërive tona. Ky është një proces, frika ka qenë një forca shumë vendimtare në gjithë historinë e përpjekjeve për të ndërtuar një komunitet politik evropian, ashtu siç ka qenë një forcë penguese dhe për vetë BE. Në një situatë si kjo, Evropa është në një pikë ku për ta krijuar të ardhmen duhet ta parashikojë.

Me kërkesën time drejtuar kryetares së Komisionit është pranuar që të thirren ministrat e energjisë së rajonit në Pragë për të trajtuar çështjen e krizës energjitike si një problem evropian. Në tryezën e rrumbullakët ku kam qenë bashkë me kryeministrin e Holandës tonë fokusi kryesor ka qenë kriza energjetike dhe si vendet tona, duke nisur nga vendet që kanë hapur negociatat për anëtarësim, do duhet të ndihmohen drejtpërdrejte.  Unë kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat

Komuniteti evropian është një komunitete vendesh që bashkohen për çështje që janë gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Nuk ndahen dot në pjesë kriza e klimës, kriza energjitike, demokratike. jemi në një epokë të re rreziku, kemi dalë nga epoka e sigurt. Kjo epokë e rrezikut i ka mbledhur të gjithë dhe i ka nxitur të afrohen sa më shumë për shkak të inflacionit të luftës. Shqipëria ka një peshë tjetër dhe një zë tjetër. 

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!