Kryeministri Edi Rama deklaroi se Sazan ka qenë është dhe do mbetet tokë e Shqipërisë, lidhur me investimin që pritet të kryhet në ishull.
Nga Fieri, Rama u shpreh se ka mbi dy vite që po negociohet për të kryer një marrëveshje.
“Sazani ka qenë, është dhe do do mbetet tokë e Republikës së Shqipërisë. Si provohet kjo? Këtë e provon fakti që ne kemi më shumë se dy vjet negociata me investitorët, pikërisht për formulën e zhvillimit. Ne përfaqësojmë Republikën e Shqipërisë dhe tokën shtet. Çfarë ndërtohet bëhet private, çfarë është jashtë, është e shtetit shqiptar. Në investim, Shqipëria merr pjesë si ortak në biznes dhe të ardhurat që vijnë i shkojnë Republikës së Shqipërisë. Akoma jemi duke negociuar”, theksoi ai./abcnews.al


