Pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Berlin, dy liderët kanë dalë në një konferencë për mediat.
Në fjalën e tij Rama falënderoi Scholz për angazhimin e tij personal dhe të qeverisë federale për të mbështetur vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.
Rama po ashtu bëri me dije se për herë të parë, samiti i Berlinit do të mbahen në Tiranë më 16 tetor, duke qenë kështu hera e parë që spostohet në Rajon.
“Dua ta falënderoj nga zemra kancelarin për mikëpritjen dhe për angazhimin etij personal si edhe për vullnetin e shprehur qartë së qeverisë federale për ta mbështetur vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe vetë Europën.
“Jemi mirënjohës, besoj të gjithë liderët e rajonit, që këtë vit samiti spostohet për herë të parë në rajon. Personalisht jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të këtij samiti. Ky samit do të jetë një samit që do të vazhdojë në rrugën e çelur, thellimin e procesit.
Do të trajtojë sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi, dhe patjetër objektivat për t’u arritur më tutje, si dhe do të fuqizojë bashkëpunimin në rajon, edhe më shumë. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat që Gjermania është një bashkë-udhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejtë”, tha Rama.r.t/abcnews.al