Rama: Nëse në 2013 populli nuk do ndryshonte rrugën, Shqipëria s’do paguante as pensionet

schedule11:01 - 13 Shkurt, 2021

schedule 11:01 - 13 Shkurt, 2021

Në komunikimin me qytetarët, kryeministri Edi Rama foli edhe për sektorin e bujqësisë, duke u shprehur se po lulëzon dhe se është drejt rrugës së duhur.

Gjithashtu ai tha se nëse në zgjedhjet e 2013 qytetarët nuk do të kishin ndryshuar drejtim Shqipëria nuk do të arrinte të paguante rroga dhe pensione: “Nëse në 2013 populli nuk do të kishte vendosur të ndryshonte rrugën, Shqipëria nuk do të paguante dot më rrogën dhe pensionet”.

“Sot punohet dyfishi i tokës bujqësore që punohej para 7 vitesh. Është një e dhënë që duhet t’i mjaftojë kujtdo që do të dijë se çfarë ka ndodhur me bujqësinë për të kuptuar ndryshimin. Kur ne erdhëm në qeveri në Shqipëri punoheshin 125 mijë hektarë tokë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se sot Shqipëria prodhon më shumë se 7 vite më parë dhe se ky sektor ende është në një fazë zhvillimi.

“Eksportet bujqësore kanë pësuar rritje të vazhdueshme, kjo nuk është maksimumi. Në asnjë fushë nuk jemi në maksimumin tonë, por edhe bujqësia është njësoj si kantieri i ndërtimit. Shqipëria që ne gjetëm ishte njësoj si Shqipëria në të nesërmen e tërmetit. Tërmeti në bujqësi, arsim shëndetësi kishte ndodhur gradualisht.

Nëse në 2013 populli nuk do të kishte vendosur të ndryshonte rrugën, Shqipëria nuk do të paguante dot më rrogën dhe pensionet. Sot kemi pastruar shumë rrënoja të atij tërmeti, dhe an duhet të vazhdojmë më të gjitha ato që duhet për të pasur një territor të banueshëm cilësisht. Në bujqësi kemi nevojë të shtymë shumë fort përpara”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!