Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj, ka vijuar inspektimet në kantierin e Rindërtimit në Vorë.
Ahmetaj tha se këtë javë do të rrezohen të gjitha pallatet e vlerësuara për tu shembur, për shkak të dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Këtë javë rrëzohen të gjitha pallatet që janë vlerësuar për tu rrëzuar”, tha Ahmetaj, ndërsa shtoi se janë realizuar 50% e punimeve.
“Në kantierin e Rindërtimit të lagjes së re qendrore të Vorës, ku tanimë është realizuar infrastruktura nëntokësore dhe në kopshtin “Muçaj”, që do të hapë dyert për fëmijët në 26 nëntor. Një hapësirë afro 10 hektarë, është parashikuar qendra e Vorës e cila do të rilindë me standarde e me një pamje krejt të re.
404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qira të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha mosha”, shkruan kryeministri në rrjetin social “Facebook”.
/abcnews.al/

