Rama në Vlorë: Pas pak javësh nis puna për Portin Turistik

schedule17:20 - 7 Nëntor, 2021

schedule 17:20 - 7 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në mbrëmje punimet nga parku i shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, nga ku tha se së shpejti do të nisë puna për Portin Turistik.

“Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ku do të mbillen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme dhe do të krijohet një hapësirë fantastike urbane, ndërkohë që për pak javë hapet kantieri i Portit Turistik bashkëngjitur, i cili do të bëhet një burim i rëndësishëm të ardhurash për qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë kombëtare“, thotë Rama.

Parku i shtëpisë së Pavarësisë, Rama tha se pritet të jetë nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. Sipas tij aty është parashikuar të mblidhen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme, në mënyrë që të krijohet një hapësirë fantastike urbane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!