WASHINGTON- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim në Këshillin e Atlantikut në Washington, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në faqen zyrtare “Facebook”, Rama thekson se gjatë tryezës së diskutimit pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj ndërkombëtar dhe qëndrimet e vendit tonë mbi çështje të rëndësishme globale, përfshirë Bordin e Paqes, konfliktet e hapura në botë si dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.
“Uashington – Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.


