Rama në Tepelenë: Ndërtimi i bujtinave, dalja përfundimtare nga varfëria

schedule11:43 - 22 Maj, 2018

schedule 11:43 - 22 Maj, 2018

Pas Gjirokastrës, Kryeministri Edi Rama është ndaluar në qytetin e Tepelenës për të prezantuar projektet e reja të zhvillimit. Ai u bëri thirrje të gjithë familjeve dhe emigrantëve që të investojnë në bujtina, si mënyra e vetme për të dalë nga varfëria.

“Nëse investon në një shtëpi të rrënuar në një bujtinë, së pari tatim fitimi vetëm 5%, e dyta TVSH vetëm 6% dhe e treta merr mbështetje financiare nga shteti.

Bëj thirrje gjithë familjeve e emigrantëve që ta shohin këtë mundësi,  është rruga e daljes përfundimtare nga varfëria. Është një zonë ku blegtoria dhe prodhimet blegtorale mund t’i shërbejnë bujtinave të mikpritjes në funksion të agroturizmit.

Ngjituni në male dhe bëni projekte”- theksoi Rama, i cili shtoi se qeveria do të nxisë perspektivën e agroturizmit.

Në fjalën e tij Rama theksoi se ajo është bërë në gjithë qarkun e Gjirokastrës është një kthesë historike, ndërsa shtoi se shumë më tepër do të bëhet për bashkinë e Tepelenës.

“Jemi në një realitet që ka ndryshuar. Ajo që duhet të bëjmë për bashkinë e Tepelenës është shumë më tepër se çkemi bërë, pro ajo që kemi bërë ka shënuar një kthesë historike”.

/abcnews.al