Rama në SHBA, takohet me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike

schedule09:52 - 24 Shtator, 2022

schedule 09:52 - 24 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama është takuar në New York me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bën të ditur se kanë biseduar me zyrtaren e lartë amerikane për një sërë çështjes.

Ndër të tjera, fokus i këtij takimi ka qenë sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, porti i Durrësit, kriza e energjisë si dhe nisma e Ballkanit të Hapur.

“New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi ?????”, shkruan kryeministri.

Rama ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!