Arsimi profesional në Rrëshen/ Rama viziton shkollën: Partneritet publik privat

schedule14:13 - 3 Mars, 2024

schedule 14:13 - 3 Mars, 2024

Rreth 400  të rinj nga veriu i vendit  studiojnë në degë të ndryshme  në shkollën profesionale të Rrëshenit.  Hoteleri turizëm, elektroteknikë, informatikë, shërbime mjetesh e transporti, instalues sistemesh hidrosanitare.

“Shën Jozefi punëtor” është hapur falë angazhimit të kishës katolike.

Rama: A keni konvikt?

Dom Gjergji: Kemi konvikt, por vijnë dhe me transport të përditshëm.

Nevojat për të mësuar në këtë shkollë janë më shumë se kaq.  Për të zgjeruar kapacitetet e shkollës dhe për të krijuar kushte optimal për nxënësit   qeveria dhe kisha katolike  do të përfshihen  në partneritet publik privat.

Rama: Ju thoni se ekziston potenciali I zgjerimit.

Dom Gjergji: Shpesh kurset  mbyllen menjëherë.

Shkolla do të certifikojë dhe zanatçinjtë pa diplomë.

Interesi  është zgjuar  pasi pjesa më e madhe e nxënësve të kësaj shkollë punësohen ende pa mbyllur studimet.

Fillimisht kjo shkollë  ka funksionuar si qendër e formimit profesional, prej tete vitesh, ku janë certifikuar rreth 900 kursantë.

Aktualisht nxënës të kësaj shkollë janë djem dhe vajza nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza dhe Dibra.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!