Kryeministri Edi Rama ishte sot në QSUT për të parë dëmtimet që ka marrë Spitali që njihet si 6-katëshi. Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja Manastirliu, tha se spitali nuk ka probleme në strukturë, por vetëm në suva.
I menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetarit të LSI Petrit Vasili, i cili publikoi një dokument të Institutit të Ndërtimit ku thuhet se Spitali është jofunksional.
Kreu i qeverisë u sigurua që spitali nuk ka dëmtime në strukturë dhe problemin e gjeti tek shtesat e suvave.
Në këtë spital kishte ambiente që u kishte rënë suvaja plotësisht.
Një mjeke që e shoqëroi i tha kryeministrit se muret që i ka rënë svuvaja nga tëremti i 26 nëntorit në fakt ishin rregulluar në kohën kur Ministër Shëndetësisë ishte Petrit Vasili.
Ndërkohë raagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili ishte i menjëhershëm. Ai nxori publikoi një dokument nga Instituti i Ndërtimit që e ka nxjerrë Spitalin jashtë funksionit deri në momentin e rikonstruksionit./abcnews.al